Angela Martini kërkon divorcin nga Dragos Savulescu

Angela Martini, ish-Miss Universe i ka dhënë fund martesës me Dragos Savulescu.
Sipas TMZ, modelja është paraqitur të enjten në gjykatë për të paraqitur kërkesën për divorc pas 7 vitesh martesë.
Në dokumentet nën disponim të tabloidit amerikan, Angela ka vendosur 24 tetorin si datën e ndarjes dhe arsyeja janë “ndryshimet e papajtueshme” mes tyre.
Çifti ka një fëmijë së bashku, djalin 3-vjeçar Kyree Martini Savulescu. Angela po kërkon kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore.
Ajo kërkon që producenti t’i paguajë pension. Sipas saj, ata u martuan në vitin 2017. Ndërkohë, në rrjetet sociale përkatëse, fotot e videot e përbashkëta nuk janë fshirë ende duke mos dhënë shenja për një situatë të tillë mes çiftit.