Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…
I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i BBV4 dhe artisti i njohur, Klajdi Musabelliu.
Në këtë intervistë ai ka rrëfyer më shumë detaje në lidhje me projektin e tij më të ri që është publikuar së fundmi dhe ka treguar më shumë rreth krijimtarisë në muzikë dhe jo vetëm ka.
Artisti ka treguar edhe për pushimet që kaloi me disa nga ish-banorët e BBV4 në Turqi ku ndër të tjera zbuloi se… Isha zënë me G Banin, u pajtova me të dhe u zura me Vserlon.
Po si nisi gjithçka dhe cila ishte aryseja se pse u zunë?
Fjalë për fjalë nuk mund ta them por komunikuam ashtu si midis meshkujve po themi. Në komunikim e sipër fluturuan disa komplimenta të thella.
Si u pajtua me G Banin?
Ishim buzë detit dhe po flisnim…
A është G Bani pak i nxituar sipas Klajdit?
Të gjithë gabojmë dhe nxitohemi ndonjëherë. Shpeshherë apo ndonjëherë e themi dhe ndonjë fjalë që nuk duhet ta themi. Për mua dhe për shumë prej nesh mendoj se ka mbaruar Big Brother edhe pse nuk do mbarojë kurrë sepse është një eksperiencë që nuk harrohet kollaj. Çfarë ndodhi brenda ndodhi aty dhe nëse e vazhdon jashtë nuk ka sens.
Po me Vserlon?
Nuk e di por mendoj se është faktori moshë.