“Do bëjmë ekip futbolli!”, Dafina Zeqiri sërish shtatzënë, këngëtarja jep lajmin gjatë koncertit në Tiranë

Showbiz

“Do bëjmë ekip futbolli!”, Dafina Zeqiri sërish

Nga një koncert madhështor i mbajtur në qendër të Tiranës, këngëtarja Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat duke zbuluar se është në pritje të një fëmije tjetër.

Gjatë performancës në skenë, ajo u shpreh me humor: “Sonte kam kënduar vetë i dyti. Kemi vendosur me Kreshnikun të bëjmë një skuadër futbolli”, duke konfirmuar kështu lajmin e bukur për shtatzëninë e saj.

Kjo është pritja e dytë për këngëtaren, e cila në korrik të vitit 2025 solli në jetë djalin e saj, Daskan. Tashmë familja e saj pritet të zgjerohet sërish, duke sjellë një tjetër anëtar të ri në të ardhmen e afërt.

Lajmi u prit me entuziazëm nga publiku në koncert, i cili shpërtheu në duartrokitje pas deklaratës së saj në skenë.

ME TE LEXUARAT