Dreka me verë e peshk në burg, gazetarja: Bëmë gëzuar për lirimin e tij nga qelia...!
Lajmifundit
/
10 Shtator 2025, 16:49
Showbiz
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar.
Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?
Nuk kam ngrënë karkaleca. Sigurisht që unë thjesht qëndrova në tavolinë se ishte orari i drekës për të.
Konsumova diçka sa për të thënë që jam këtu.
Po një gotë verë e konsumove?
Vera ishte shumë e mirë të them të drejtën.
A bëre ‘gëzuar’ me këtë të burgosurin?
Po, patjetër. Për lirimin e tij!