Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë në grup

Sport

Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë

Shqiperia ka fituar minimalisht 1-0 ndeshjen ndaj Letonise e vlefshme per Boterorin e vitit 2026.

Pas golit te shenur me penallti ne pjesen e pare nga Asllani kuqezinjte paten raste por nuk arriten te thellojne me shume rezultatin, nderkohe qe Letonia ashpersoi lojen ne pjesen e dyte ne kerkim te barazimit, pa ia arritur.   

Megjithese me rezultat minimal, ne grup Shqiperia aktualisht ka kaluar ne vend te dyte duke lene pas edhe Serbine.

  Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë

Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë

- Ka nisur pjesa e dyte e ndeshjes Shqiperi-Letoni. Ne startin e pjeses se dyte ka pasur nje rast Letonia nderkohe qe edhe kuqezinjte kane kryer disa aksione para portes kundershtare.

Rasti me i paster ishte goditja e kryer nga sulmuesi ye Asllani i cili ishte perballe portes, por topi shkoi jashte pas nje pasimi te mire ne zonen e rreptesise nga mbrojtesi Hysaj.   

- Kristian Asllani ka shenuar gol ne goditjen e penalltise ne pjesen e pare te ndeshjes Shqiperi-Letoni duke cuar rezultatin ne 1-0.

Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë

Shqipëria luan “finalen” e parë për në Botërorin 2026 përballë Letonisë, me kuqezinjtë që kanë si detyrim vetëm fitoren.

Përballë këtij kundërshtari, Kombëtarja jonë nuk numëron asnjë fitore, por edhe asnjë humbje, me 6 takime, të cilat kanë përfunduar në barazim.

Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.

Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë

Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë polaku Damian Sylwestrzak, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij, Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz si anësorë, ndërsa Damian Kos si arbitër i katërt. Në krye të VAR-it do të jetë Piotr Lasyk, i cili do të asistohet nga Pawel Malec.

Sfida do të startojë në orën 20:45.

Të shoqëruar nga forca policie, autobusi i skuadrës letoneze mbërrin në “Arenën Kombëtare”

Shqipëria fiton minimalisht me Letoninë, 1-0, para Serbisë

Teksa pak minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë, skuadra letoneze ka mbërritur në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Të shoqëruar nga disa forca policie, autobusi i skuadrës mike u fut në tunelin e stadiumit, teksa lojtarët iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

ME TE LEXUARAT