Publikohet fotografia e dronit rus të rrëzuar në Poloni

Bota

Publikohet fotografia e dronit rus të rrëzuar në Poloni

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake njoftoi se gjatë sulmit masiv të sotëm nga Federata Ruse ndaj objektivave të vendosura në Ukrainë, hapësira ajrore polake u shkel vazhdimisht nga dronë.

Sipas deklaratës zyrtare, një operacion ushtarak është duke u zhvilluar aktualisht që synon identifikimin dhe neutralizimin e objekteve.
Me urdhër të Komandantit Operacional, u përdorën armë dhe shërbimet përkatëse po kryejnë aktivitete që lidhen me gjetjen dhe sigurimin e rrënojave të mjeteve ajrore pa pilot të rrëzuara.

Komanda u bëri thirrje banorëve të Polonisë lindore dhe qendrore të tregojnë kujdes të veçantë dhe të qëndrojnë brenda.

ME TE LEXUARAT