Lista/ Ambasada e Ukrainës në Tiranë kërkon barna për fëmijët e prekur nga Hepatiti C gjatë luftës

Aktualitet

Lista/ Ambasada e Ukrainës në Tiranë kërkon barna për

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri i është drejtuar Urdhrit të Farmacistëve me një kërkesë urgjente për ndihmë në sigurimin e disa barnave specifike antivirale, të domosdoshme për trajtimin e fëmijëve të moshës 3 deri në 9 vjeç të prekur nga hepatiti C. Barnat e kërkuara janë glecaprevir/pribrentasvir (50 mg/20 mg), sofosbuvir/velpatasvir (200 mg/ 50mg) dhe barna të tjera të ngjashme që përdoren në kurimin e hepatit C tek fëmijët.

Këto barna aktualisht janë të vështira për t’u siguruar përmes buxhetit shtetëror të Ukrainës.

"Në këto rrethana të vështira për popullin e Ukrainës, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë fton çdo farmacist, çdo individ apo depo, prodhues, importues dhe shpërndarës farmaceutik, që të bashkohen në këtë nismë për të ofruar ndihmën e tyre.  Çdo ndihmë, qoftë si donacion i drejtpërdrejtë i barnave të kërkuara, mbështetje financiare, apo ndërmjetësim për sigurimin e tyre nga kompani jashtë vendit, është një hap drejt shpëtimit të jetëve të këtyre fëmijëve.

Për informacion më të detajuar dhe mënyrën e përfshirjes në këtë nismë, ju lutemi të kontaktoni në numrin +355686007561. Donacionet mund të bëhen nëpërmjet Urdhrit ose drejtpërdrejt pranë Ambasadës së Ukrainës në Tiranë.

"Ky është një moment ku mund të tregojmë edhe njëherë, jo vetëm profesionalizmin, por edhe humanizmin që e ka shoqëruar gjithmonë sektorin tonë", thekson Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë përmes kësaj thirrje publike"-njoftimi.

ME TE LEXUARAT