“Miliona euro janë fshehur në fuçi”/ Shokon gazetari: Përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë
Gazetari Dritan Laci ka folur në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundmi në Shkodër. Laci vendos theksin tek financimi i këtyre ngjarjeve kriminale duke ngritur dyshimet për disa miliona euro, që grupet kriminale i kanë fshehur në fuçi.
Sipas gazetarit, këto para përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë. Nga ana tjetër, Laci deklaroi se ngjarjet në Shkodër kanë të bëjnë me gjakmarrjen si pasojë e kanunit, ku janë përfshirë 3 fiset kryesore Bajri, Lici dhe Bilali.
“Në gjithë këtë histori vrasjesh që kanë ndodhur së fundmi, në të gjitha kontrollet që ka ushtruar qoftë policia e Shkodrës, apo Forcat Operacionale në Shkodër, janë gjetur për shembull armë e lëndë narkotike, por nuk janë gjetur asnjëherë para. E lidh këtë sepse kam lexuar një dosje të fundit, bëhej fjalë për një ngjarje nga Shqipëria e mesme dhe të gjitha paratë fshiheshin ose groposeshin në fuçi. Pra miliona euro vendosen në fuçi për t’u fshehur.
Por sot kjo dosje ekziston dhe unë nuk di që këto para të jenë gjetur. Tani po flasim për vrasës me pagesë dhe unë nuk mendoj se ata shkojnë në bankë për të marrë kredi, në mënyrë që të paguajnë këta vrasës. Pra patjetër që përdoren paratë e fuçive.
Po ku janë këto fuçi? Po flasim për njerëz që kanë shumë para në dispozicion.
“Grupet kriminale kanë lidhje me pushtetin”/ Atentati në Shkodër, Hoxha: Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion
Por mund të jetë dhe rasti me klering. Që do të thotë, për shembull, rasti i Ragip Gilës, që është një person i afërt me një nga fiset që ka interes të sulmojë Bajroviç dhe i jepet një detyrë. Kjo tashmë ngjan më shumë si një punë kanunore. Këto vrasjet që kanë ndodhur mes 3 fiseve Lici, Bajri dhe Bilali nuk ka të bëjë vetëm me drejtimi ne qytetit por me një gjakmarrje të ashpër që ka nisur dhe nuk ka fund", tha ai në emisionin “Braking” në Top News.