"I mori 8 mijë euro klientit, për..."/ Detaje nga aksioni i SPAK për avokatin Besart Logu!
Lajmifundit
/
10 Shtator 2025, 11:08
Aktualitet
Detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku është është lëshuar masë sigurie për avokatin, Besart Logu.
Mësohet se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.
Operacioni është ende në vijim, hetimi është nisur nga prokurore Doloreza Musabelli.
Oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.