Gara për kreun e ri të SPAK, ambasadori i BE-së mesazh drejtësisë: Ja kushti që duhet të plotësohet

Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, ambasadori i BE-së mesazh

Ambasadori i BE-së Gonzato është takuar me Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të diskutuar emërimin e Kreut të ri të SPAK.

Bëhet me dije se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, ku në fokus është forcimi i drejtësisë, pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

"Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së", thuhet ne njoftim.

ME TE LEXUARAT