E rëndë/ 29 vjeçari godet me thikë dy vëllezërit dhe tenton të arratiset (EMRAT)

Aktualitet

E rëndë/ 29 vjeçari godet me thikë dy vëllezërit

Paskuqan, Tiranë – Një konflikt familjar ka përfunduar në gjak këtë të mërkurë paradite.
Dy të rinj, Zenel dhe Alfrons Miftari, mbetën të plagosur me thikë pas një sherri me vëllain e tyre të madh, Elis Miftari. Ky i fundit dyshohet se i ka goditur disa herë me mjetin prerës dhe më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

E rëndë/ 29 vjeçari godet me thikë dy vëllezërit

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e 29-vjeçarit Elis Miftari. Ai është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për akuzat e rënda që pritet të përballet.

Dy vëllezërit e plagosur, Zenel (27 vjeç) dhe Alfrons (20 vjeç), u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

"Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia.

ME TE LEXUARAT