Çfarë vendimesh do merren? PD mbledh sot Kryesinë
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila do të jetë edhe hera e parë që kjo strukturë takohet pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimmarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.
Mbledhja e cila do të nisë në orën 13:00 do të nisë me një fjalë nga kryetari i partisë Sali Berisha në sallën “Pjetër Arbnori” drejtuar anëtarëve, ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Njoftimi për mediat:
Në orën 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të ketë fjalën e tij drejtpërdrejt për media Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, salla “Pjetër Arbnori”, selia e PD. Sinjali për media do të dërgohet pak para fillimit të mbledhjeve.