Sulmi me dronë në Poloni, shefi i NATO-s mesazh Putinit: Ndale luftën, ne jemi gati, një hap para!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.
Ai tha se “vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, por theksoi se “pavarësisht nëse ishte i qëllimshëm apo jo, është absolutisht i pamatur, është jashtëzakonisht i rrezikshëm”.
“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë, ndal përshkallëzimin e saj, të cilën tani ai në thelb po e drejton ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndal shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve.
Dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, shtoi Rutte.
Ai tha se e konsideron reagimin e mbrëmshëm “shumë të suksesshëm”.
“Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”