Dyshja ikonike Rita Lati dhe Behar Mera, Roza Lati: Më kanë quajtur vajza e Beharit në sy të familjes së tij

Showbiz

Dyshja ikonike Rita Lati dhe Behar Mera, Roza Lati: Më kanë quajtur
Moderatorja Roza Lati ka folur mbrëmjen e sotme për karrierën e mamasë së saj, ikona e humorit shqiptar, Rita Lati.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Roza Lati ka treguar më shumë mbi kiminë në skenë të Rita Latit dhe aktorit Behar Mera, një dyshe e pandarë, të cilët kanë dhuruar për vite me radhë spektakël e humor për publikun.

“Rita Lati ka qenë gjithmonë një aktore koketë, por rolet e mia të preferuara, kanë qenë kur ka bërë plakat ose burrat. I ka bërë shpesh në skenë me xhaxhi Beharin, siç i thërras unë. Artist i madh, me një familje të mrekullueshme. Megjithatë, mamit i shkonte ai roli koketë, e flokët biondë, buzët e ndezura gjithnjë, si Merlin Monroe. Prandaj dhe unë e kam adhuruar Merlin Monroe, se më dukje si mami im. Por, mami ka eksperimentuar edhe me role të tjera, vdisja fare kur bënte burrin plak”.

Nga kjo lidhje e fortë skenike, Roza tregon me humor se në jetën reale e quanin “vajza e Beharit”.

“Behari ishte i shoqëruar me gruan e tij, mami im me shokun e saj prej 22 vitesh. Organizatori i thotë ‘sa të mirë jeni ju të dy, po atë gocën si e keni. Behar, ty të ka ngjarë apo Ritës’. Dhe Rita që i thotë ‘zotëri, Besa, nusja e Beharit’. Ajo është një pjesë që më ka persekutuar gjithë jetën”.

ME TE LEXUARAT