Konflikti me biznesmenin, Trump nxjerr në shitje makinën Tesla të dhuruar nga Elon Musk!
Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e shitjes së makinës së tij Tesla, sipas mediave të huaja të cilat kanë cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Makina e kuqe, të cilën ai e bleu kur po përpiqej të ndihmonte Elon Musk të promovonte kompaninë e tij, ka qenë e parkuar në Shtëpinë e Bardhë për javë të tëra.
Duket se krisja mes tyre po bëhet edhe më e thellë, teksa më herët ai u shpreh se nuk dëshiron të ketë më kontakte me Musk.Trump ka folur sot për media të ndryshme amerikane, me disa që raportuan se presidenti amerikan nuk planifikon të flasë me Elon Musk së shpejti.
“As nuk po mendoj për Elon. Ai ka një problem. I gjori ka një problem”, tha Trump për CNN.
Nga ana tjetër, Trump e përshkroi Musk-un për ABC News si "njeriu që ka humbur mendjen". Presidenti ka qenë gjithashtu aktiv në platformën e tij të mediave sociale Truth Social sot, por ende nuk e ka përmendur Musk.