Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi

Showbiz

Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e

Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet pas ndarjes nga jeta të Enea-s, vëllait të saj binjak.

Ajo thekson se çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe vetë Enea.

Në mesazhin e saj, Andrea shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të publikut, duke nënvizuar se solidariteti i treguar ka qenë një burim force për familjen në këtë moment të vështirë.

“Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na gjendet pranë.

Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, ka shkruar aktorja.

Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e

ME TE LEXUARAT