Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

Gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme në Ferma VIP 3, Malbora u dëmtua, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të garës dhe dërgimin e saj në spital për ndihmë mjekësore.
Sot, në fermë ka mbërritur një zarf nga Agai, i cili ka vënë fermerët përballë një dileme dhe ka nxitur diskutime mes tyre.
Në zarf shkruhet se Malbora ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet nëse do të jetë e aftë fizikisht për të marrë pjesë në sfidat e ardhshme, të cilat janë pjesë kyçe e programit.
Agai i ka ftuar të gjithë fermerët të diskutojnë dhe të japin mendimin e tyre se, nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të garojë për një periudhë të caktuar, a do të ishte e drejtë kthimi i saj në konkurrencë.
“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve. Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë, të cilat janë esenciale për këtë program. Nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të kryej sfida për një periudhë të caktuar kohore, a mendoni se do të ishte e drejtë kthimi i saj në garë? Agai ju fton të diskutoni mes jush”, thuhet në përmbajtjen e zarfit.


