(FOTO ) -125 kg në tre vite/ Jelly Roll "shokon" fansat

Reperi dhe këngëtari amerikan Jelly Roll, emri i vërtetë Jason Bradley DeFord, ka habitur fansat me transformimin e tij fizik, ku ka humbur rreth 125 kilogramë përgjatë tre viteve të fundit.

Në një video të publikuar në YouTube, ai ka pranuar se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, veçanërisht pas periudhave festive, ku frika e tij për të hipur në peshore dhe përballur me peshën e tij, ishte e madhe.

Në videon e titulluar “Finally Stepping On The Scale”, Jelly Roll tregoi se gjatë Krishtlindjeve për shkak të një dëmtim në klavikulë, rutina e tij ndryshoi duke e detyruar të ndalonte stërvitjet për një kohë.
“Disi dola nga rruga dhe u dëmtova pak para festave. M’u desh të ndaloja stërvitjen për një periudhë” -u shpreh këngëtari.
Pavarësisht vështirësive, ai tha se është ende në proces dhe e ndajnë rreth 18–27 kilogramë nga objektivi final.
Në matjen e fundit në peshore, ai rezultoi rreth 125 kilogramë, duke treguar një rritje të lehtë të peshës pas një periudhe stabiliteti.
Artisti gjithashtu ka plane ambicioze për të ardhmen, përfshirë pjesëmarrjen në Maratonën e “New York City Marathon” dhe synimin për të humbur edhe më shumë peshë përpara një operacioni për heqjen e lëkurës së tepërt.
Bashkëshortja e tij, Bunnie Xo, ka folur gjithashtu për ndikimin e këtij transformimi në jetën e tyre private, duke pranuar se ndryshimet fizike janë pasqyruar dhe në marrëdhënien e tyre në çift.
Sipas saj, humbja e peshës ka ndikuar edhe në aspektin intim të çiftit, duke e përshkruar transformimin si të dukshëm në çdo nivel të jetës së tyre.


