FOTO/ Ylli Limani mbështet Gjestin: Atij i janë bërë shumë padrejtësi, beteja e tij na prek dhe neve

Showbiz

FOTO/ Ylli Limani mbështet Gjestin: Atij i janë bërë

Pas arrestimit të Gjestit ka pasur reagime të shumta nga artistë të njohur, të cilët i dolën në mbështetje.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kolegu i tij, Yll Limani, me të cilin gjendet edhe në një label.

Në një postim të gjatë, ai thotë se atij i janë bërë shumë padrejtësi në muajt e fundit.

FOTO/ Ylli Limani mbështet Gjestin: Atij i janë bërë

Postimi i plotë i Yllit (pa ndërhyrje):

"Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit.

Gjëra që asnjë artist nuk duhet me i kalu vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit.

Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi.

Arti është diçka që nuk mundesh me e ndal. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është veç betetja e tij: është diçka që na prek krejt neve që besojmë në lirinë e krijimit.

Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit.

Këto janë gjëra që askush nuk mundet me ia marrë.

Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë"./ORA

ME TE LEXUARAT