Hyri në takim special me Laert Haxhiun, Ziza Pajaziti pas 4 muaj firmosi bashkëjetesën me të fortin e Lushnjës

Showbiz

Hyri në takim special me Laert Haxhiun, Ziza Pajaziti pas 4 muaj firmosi

Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, janë zbuluar dokumente zyrtare lidhur me marrëdhënien që ka i dënuari me burg përjetë me modelen kosovare, Pajaziti.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Korçës, kanë zbuluar një kontratë noteriale bashkëjetese, të firmosur në ambientet e burgut të Drenovës nga Laert Haxhiu dhe jashtë burgut, rezulton të ketë firmosur Ziza Pajaziti.

Ndërkohë nga ana tjetër një dokument i administruar në dosje flet për një informacion të përcjellë nga Komisariati i Policisë Lushnjë, i cili konfirmon se Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu, kanë bashkëjetuar së bashku gjatë kohës kur Laert Haxhiu ishte në kërkim, sipas gazetarit Elton Qyno

Këtë informacion komisariati e ka marrë gjatë pyetjes së babait të Laert Haxhiut dhe Ziza Pajazitit, të cilët kanë deklaruar se Laerti gjatë kohës që ishte në kërkim ka bashkëjetuar në Shqipëri dhe Greqi me Ziza Pajazitin.

Kontrata noteriale është arritur të sigurohet nga gazetari Elton Qyno, e cila në dukje është një dokument i lidhur me vullnetin e dy palëve dhe është quajtur “Marrëveshje bashkëjetese”.

Kjo marrëveshje bashkëjetese është lidhur në 6 Tetor 2025 pranë noterit publik, Bledar Zake në Korçë dhe fillimisht është dorëzuar nga avokati në drejtorinë e burgut të Drenovës dhe më pas kjo drejtori ja ka përcjellë zyrtarisht prokurorisë së Korçës.

Rezulton se marrëveshja mes Ziza Pajazitit dhe Laert Haxhiut, është bërë fiks pas 3 muaj e 25 ditë, kur Pajaziti hyri në 12 qershor 2025 në ambjentet e burgut të Drenovës, duke zhvilluar takim special me të dënuarit me burg përjetë Ziza Pajaziti. Ndërkohë që dokumenti noterial mban datën 6 Tetor 2025.

Marrëveshja e bashkëjetesës është bërë në një kohë kur prokuroria e Korçës, kishte nisur hetimet penale për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli.

Në dokument thuhet se të dyja palët Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, deklarojnë se:

”…kanë nisur bashkëjetesën dhe bashkëjetojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme si çift, duke ndarë së bashku të mirat dhe vështirësitë e jetës lidhim këtë kontratë në përputhje me Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Palët lidhin këtë marrëveshje për të rregulluar pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa e tyre…”.

Më tej në dokument nënvizohet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e palëve gjatë bashkëjetesës, duke rregulluar çështjet që lidhen me administrimin e pasurive, detyrimet financiare të përbashkëta dhe kujdesin, përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve që mund të lindin nga kjo bashkëjetesë, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe procedurat për përfundimin e bashkëjetesës, raporton gazetari Elton Qyno per Syri.

“…kjo kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mbetet e vlefshme për aq kohë sa palët vazhdojnë marrëdhënien e bashkëjetesës, përveç rasteve të ndërprerjes me marrëveshje të përbashkët ose sipas vendimit…”-thuhet në dokument.

Kontrata e bashkëjetesës ka dhe një dispozitë të veçantë për administrimin e pasurive, ku thuhet se:

“…pasuritë e fituara nga secila pale, para fillimit të bashkëjetesës mbeten pronë e veçantë e asaj pale. Pasuritë e fituara gjatë bashkëjetesës konsiderohen pasuri personale e secilit bashkëjetues…”.

Të gjitha këto veprime, janë kryer pas skandalit që përfshiu burgun e Korçës, me hyrjen në muajin Maj-Qershor 2025, të disa vajzave në takime speciale me të dënuar për vepra të rënda dhe futjen në masë të aparateve të telefonit.

Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Korçës, për shqyrtim gjyqësor,ku i pandehur është marrë një zyrtar i burgut të Drenovës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Mësohet se i pandehur ishte marrë dhe një zyrtar tjetër, por vepra penale e tij u pushua për shkak të ligjit të “Amnistisë”.

ME TE LEXUARAT