Inate të vjetra? Soni Malaj vendos “pikat mbi i” për raportin me Jonidën: Kemi qenë në një festival…

Soni Malaj ka reaguar ndaj zërave për një përplasje me Jonida Maliqi brenda spektaklit Ferma VIP.
Menjëherë pas konfirmimit të pjesëmarrjes së tyre në format, në rrjet nisën spekulimet se dy këngëtaret kishin mosmarrëveshje të mëparshme që do të reflektoheshin edhe në fermë. Fillimisht, ato u shfaqën në një marrëdhënie korrekte, por situata u tensionua menjëherë pas një ndërhyrjeje gjatë prime-it, duke nxitur edhe më shumë aludimet për konflikt.
Megjithatë, Soni Malaj i ka hedhur poshtë këto pretendime. Gjatë një bisede në ambientet e fermës me banorë të tjerë, ajo u shpreh se gjithçka është e sajuar nga jashtë.
“Kureshtja në këtë moment është te unë dhe Jonida. Këtë gjë e kanë stisur për konflikt. Kemi qenë në një festival dhe nuk ka pasur asgjë. Ka pasur zero konflikt nga jashtë. Është diçka e stisur kot”, tha këngëtarja.