“Lëpirësa keni me mbet!”/ Rike Roçi ‘plas’ ndaj Meritonit në premierën e Luana Vjollcës

Showbiz

“Lëpirësa keni me mbet!”/ Rike Roçi

Përplasja mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Gjithçka nisi nga mungesa e Meritonit në premierën e filmit “ADN”, një projekt ku ai është pjesë e kastit kryesor përkrah emrave si Rike Roçi, Erjola Doçi, Jul Deda dhe Azem Gagica.

Mungesa e tij në një moment kaq të rëndësishëm për filmin u vu re menjëherë dhe u komentua gjerësisht.

Situata u tensionua edhe më shumë pas një zhvillimi të fundit. Meritoni u shfaq në një tjetër premierë filmi në Prishtinë, ku morën pjesë edhe figura të njohura si Luana Vjollca, Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku. Kjo lëvizje u interpretua nga shumë ndjekës si një zgjedhje e qëllimshme, duke rritur edhe më shumë dyshimet për një raport të krisur mes tij dhe kolegëve.

Reagimi nuk vonoi nga ana e Rike Roçit. Ajo publikoi një InstaStory, ku pa përmendur drejtpërdrejt emra, hodhi një thumb të fortë që u interpretua menjëherë si një mesazh për Meritonin.

“Ka njerëz që te filmi ku kanë luajtur vetë nuk shkojnë në premierë, sidomos në vendin e vet. Ndërsa shkojnë në premierat e filmave të të tjerëve si lëpirsa. Lëpirësa keni me mbet gjithë jetën”

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë rrjetin, duke nxitur komente të shumta dhe duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes dy protagonistëve. Deri më tani, Meritoni nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave.

ME TE LEXUARAT