“Më ka zhgënjyer shumë”, Valbona komenton deklaratat e Laertit: Më la shumë për të dëshiruar
Valbona Mhilli ka komentuar disa deklarata të bëra nga Laert Vasili një ditë më parë në “Shqipëria Live”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tha se nuk e ka kuptuar intervistën e ish-finalistit dhe sipas saj, deklaratat e tij i kanë lënë shumë për të dëshiruar.
"E kam parë shumë vonë, mbrëmë. Nuk është ai Laerti që kam njohur brenda në shtëpi, që nga nisja e bisedës që dëgjova më ka zhgënjyer shumë, sepse ne kemi vlerësuar disa cilësi ose unë kam vlerësuar disa cilësi të Laertit që edhe pas daljes sime i kam veçuar cilësitë e Laertit me marrëdhënien tonë që u krijua brenda në shtëpi, i kam duartrokitur.
Më la shumë për të dëshiruar dje e gjithë intervista që unë pashë nga Laerti. Bëri disa deklarata që realisht më lanë shumë për të dëshiruar, si për shembull ‘disa ofendime që më janë bërë do i çoj në ndjekje penale’, diçka e tillë. Tani në shtëpi janë thënë shumë gjëra, janë sulmuar shumë personazhe, ashtu siç Laertin e kanë sulmuar dhe ashtu siç Laerti ka sulmuar nga ana tjetër.
Kurse për pjesën ‘nuk kam kohë për të falur’ nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën, marrëdhënia jonë u shkëput, u kris në momentin kur ai bëri zgjedhjen e tij. Me siguri ka thënë nuk fal dot veten se nuk është se ka diçka tjetër për të falur", tha Valbona.