"Moza përfaqësoi në fermë njeriun e dhunshëm dhe ofendues", Fabjola: Rinia po ikën nga Shqipëria se nuk i tolerohen gabimet

Pas daljes nga formati “Ferma VIP”, Ola Zenelaj ka folur hapur për raportet e saj me ish-banorët, duke sqaruar se nuk ka pasur konflikte personale me Mozën.
Ajo është shprehur se nuk e ka problem me personin, por me sjelljen që, sipas saj, Moza ka shfaqur gjatë qëndrimit në fermë.
“Moza më anashkalonte javët e fundit. Unë e vlerësoj si poete dhe shkrimtare, por kam pasur problem me sjelljen në ato momente,” u shpreh Zenelaj.
Ajo shtoi se nuk synon të mbajë marrëdhënie të ngushta me shumicën e ish-fermerëve, duke vënë në dyshim edhe sinqeritetin e disa prej tyre.
“Duhet të pres të dalin jashtë, sepse shumica nuk janë të vërtetë,” tha ajo.
Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, Ola është parë në rrjetet sociale duke darkuar me disa ish-fermerë, mes tyre Dona, Akili dhe Adioni.
Ajo komentoi gjithashtu edhe dinamikat brenda formatit, duke u shprehur se të rinjtë gjykohen më shumë krahasuar me konkurrentët me më shumë eksperiencë, një qasje që sipas saj reflekton edhe një problem më të gjerë social.


