Në HASMËRI me djalin e tij, legjenda e muzikës turke merr vendimin EKSTREM!

Showbiz

Në HASMËRI me djalin e tij, legjenda e muzikës turke merr

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, ka dalë nga spitali Acıbadem Altunizade, ku ishte shtruar prej 7 prillit dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje në fshikëzën e tëmthit. Teksa konfirmoi se operacioni shkoi mirë, artisti surprizoi me deklarata të forta për raportet e tensionuara me disa prej fëmijëve të tij.

Tatlıses tregoi se me dëshirën e tij, disa prej tyre nuk janë lejuar ta vizitojnë gjatë qëndrimit në spital. “Zoti i bekoftë fëmijët e mi, por jo të gjithë. Tuğçe është shpirti im… ndërsa shkronjën ‘A’ e kam fshirë nga alfabeti,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet për përçarjen me djalin e tij Ahmet Tatlıses. Sipas këngëtarit, sjellja e tyre nuk ka qenë në nivelin që ai priste: “Nëse babai im do të ishte në këtë gjendje, nuk do ta lija kurrë vetëm.”

Edhe më i ashpër ishte kur foli për pasurinë e tij. Tatlıses deklaroi se nuk ka ndërmend t’u lërë asgjë trashëgimtarëve, pasi gjithçka do t’i kalojë shtetit turk. “Asnjë qindarkë për ta. Babai im nuk më la pasuri, gjithçka e kam ndërtuar vetë. I përdor si të dua. Trashëgimia më e madhe që u kam lënë është emri im, që hap çdo derë, por ata nuk ditën ta vlerësojnë,” theksoi ai.

 

ME TE LEXUARAT