Nga nostalgjia te frikërat, Rudina Magjistari rrëfen detaje nga e kaluara e saj

Showbiz

Nga nostalgjia te frikërat, Rudina Magjistari rrëfen detaje nga e

Emisioni “Në kurthin e Piter Pan” vijoi aventurën e tij këtë të diel, më 12 prill, duke u zhvendosur edhe në studion e ngrohtë të pasditeve shqiptare, të programit “Rudina”, ku protagonistë u bënë moderatorja e dashur, Rudina Magjistari, dhe kasti energjik i fëmijëve.

Të ulur në studion e saj, fëmijët nuk hezituan t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshmet Rudinës, duke krijuar momente të sinqerta, plot emocione dhe reflektim. Me çiltërsinë që i karakterizon, ata arritën ta vendosin moderatoren përballë kujtimeve dhe ndjesive të fëmijërisë nëse do të donte t’u rikthehej sërish.

“Ah sikur të ishte e mundur… Padiskutim, fëmijëria është periudha për të cilën kemi të gjithë nostalgji më shumë se për çdo kohë tjetër të jetës, sepse është koha më e mrekullueshme dhe më magjike e gjithë ekzistencës sonë. E di çfarë do bëja unë nëse do të kisha mundësi të kthehesha fëmijë? Një gjë shumë të thjeshtë. Do dilja jashtë dhe do luaja gjithë ditën, pa e parë orën fare”, u shpreh gjithë entuziazëm ajo.

Moderatorja ndau edhe një kujtim të sinqertë nga fëmijëria, duke treguar se errësira ka qenë një nga frikërat e saj më të mëdha.

“Ajo që ka qenë më e frikshme për mua kur isha e vogël ishte errësira… Objektet apo hijet në errësirë më dukeshin si përbindësha të vërtetë. Imagjinata të çonte shumë larg”, rrëfeu ajo.

Ky episod solli një tjetër anë të Rudina Magjistari, më personale dhe emocionale, duke treguar se përtej ekranit, kujtimet e fëmijërisë mbeten ndër më të çmuarat për këdo./tvklan

ME TE LEXUARAT