Pas Feros, Prokuroria merr nën hetim edhe Arbenita Ismajlin! Ja akuzat që rëndojnë mbi modelen

Showbiz

Pas Feros, Prokuroria merr nën hetim edhe Arbenita Ismajlin! Ja akuzat

Modelja e njohur Arbenita Ismajli është vënë nën hetim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në lidhje me një çështje që përfshin kontaktin e ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero (Feronit Shabani), me vajzën e tyre të mitur.

Raportohet se më 13 qershor 2025, Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj saj, duke e dyshuar për moszbatim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës.

Sipas dokumentit zyrtar, Arbenita akuzohet se nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Gjilanit të datës 12 qershor 2024, që kishte përcaktuar të drejtën e Feronit për të pasur kontakt me vajzën e tyre, Nina Shabani, dy herë në muaj,  konkretisht në fundjavën e parë dhe të tretë, përmes Qendrës për Punë Sociale.

Megjithëse ajo ishte në dijeni për revokimin e një autorizimi të mëparshëm që i lejonte ta merrte fëmijën jashtë Kosovës, prokuroria pretendon se që nga 19 marsi 2025, Arbenita nuk ia ka mundësuar më kontaktin e parashikuar nga vendimi gjyqësor babait biologjik.

Pas vlerësimit të provave dhe materialeve nga policia, më 21 dhjetor 2024, prokurori për të mitur ka ngritur zyrtarisht aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit.

Kjo çështje vjen në një kohë kur edhe reperi Fero po përballet me akuza për tri vepra penale të ngritura ndaj tij nga e njëjta prokurori.

ME TE LEXUARAT