Skandal në Ferma VIP, Big Mama pështyn Albën në fytyrë
Një ngjarje e pazakontë dhe e papërshtatshme ka ndodhur në spektaklin “Ferma VIP”, ku tensionet mes fermerëve kanë arritur kulmin.
Një debat i ashpër dhe me ofendime të rënda ka shpërthyer mes Big Mames dhe Albes, duke përfunduar me një veprim skandaloz, përshtyrje e cila ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Në një moment nervozizmi, Big Mama përdori një gjuhë fyese ndaj Albës, duke e quajtur “pis femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”, duke përdorur gjithashtu edhe gjuhë të papërshtatshme në serbisht. Ky akti i pështyrjes është konsideruar nga publiku si një shkelje e rëndë e normave etike dhe sjelljes njerëzore.
Ngjarja ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë dënuar ashpër sjelljen e Big Mames dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga produksioni.