“S’të kam rritur për të të futur në dhe”/ Xheneta flet për ish-të fejuarin: Mendoj që çdo lot që hedh për dikë...

Showbiz

“S’të kam rritur për të të futur në

Eftuar në “She’s On Air” në Top Albania Radio, Xheneta Fetahu ka folur për ish-të fejuarin e saj, me të cilin ka qëndruar 5 vite. Ajo u shpreh se në fillim fare ka qenë personi i duhur për të, por mbarimi…

Në një moment, Xheneta tregoi se si para disa kohësh është mërzitur kur ka filluar që të njohë një djalë. Ajo shprehet se i kishte treguar motrës, shoqes së ngushtë dhe nënës së saj se si ishte shprehur ai dhe e ëma i kishte thënë:

“Nuk të kam rritur për të të futur në dhe, kjo gjë nuk tolerohet, mos të dëgjoj të flasësh me të”.

Pjesë nga intervista:

Te marrëdhënia që ke patur, 5-vjeçare, keni qenë të fejuar?

Po, kemi qenë të fejuar. Pothuajse si të martuar

Ke më kontakte?

Jo, jo. Ai a vazhduar jetën e vet, unë timen.

Ai ka dikë tjetër, është martuar?

Po, ka jetën e vet.

Ai djali nuk ishte shqiptar?

Jo. Kam filluar të lexoj disa libra sepse më bën përshtypje kur thonë që njeriu dashuron çdoherë që njeh dikë. Jo, nuk është e vërtetë. Unë për shembull e kam problem këtë gjë, sepse sa filloj të njoh dikë, është ajo pjesa që më vjen në mendje ajo gjëja që nuk duhet ta bëj. Jam mërzitur para ca kohësh kur fillova të njoh një djalë, vetëm për mënyrën se si ai u shpreh. Ju e dini që unë kam motrën, shoqen e ngushtë dhe mamin që ndaj çdo gjë me to. E në momentin kur më tha ‘nuk të kam rritur për të të futur në dhe, kjo gjë nuk tolerohet, mos të dëgjoj të flasësh me të’, ishte ajo që mu mbushën sytë me lot dhe thashë ‘uau’. Sa e vështirë është me gjet sot dikë që realisht të kupton, realisht bisedon me ty. Thjesht është ai komunikimi, nuk të bërtet, nuk të ofendon.

‘Me të futur në dhe’ në çfarë aspekti?

Bëri një gjest shumë, shumë të keq. Nuk më preku me dorë, thjesht u shpreh. Në momentin që unë i tregova dhe i thashë e ka bërë këtë gjë dhe nuk dua të flas me të, e kur më tha ‘s’të kam rritur me të futur në dhe’, mua realisht ajo më futi në dhe me fjalët. Thashë unë nuk do e mërzis atë, thashë më mirë do të rri vetëm se sa të lidhem me gjithkënd, që të them po martohem e të kem fëmijë.

Ti beson në karma?

Po shumë. Shumë persona që mua më kanë lënduar, u është rikthyer karma. Ndoshta ka ndodhur pas 4 vitesh apo 4 muajsh, por realisht iu ka rikthyer. Ka ndodhur që më kanë shkruar dhe kanë thënë se janë ndier keq. mesazhi im është vetëm karma.

Pse jeni ndarë?

Nuk kisha pas qejf me u fut në detaje. Unë e kam thënë te rrëfimi im, kanë qenë shumë gjëra jo të bukura nga ana e tij, por thjesht ka qenë person i duhur në fillim, pastaj mbarimi…

E ka goditur karma atë djalin?

Po. Mendoj që çdo lot që ti e hedh për dikë, dikur të kthehet.

ME TE LEXUARAT