Të akuzuar për “Shpërdorim detyre”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Jorgo Goron

Politikë

Të akuzuar për “Shpërdorim detyre”/ SPAK jep

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish- kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe ifslh-drejtorin Vasillaq Strakosha.

SPAK ka kërkuar dënimin .me 2 vite burg për Goron, që konvertohet në 1 vit e 4 Lmuaj pas gjykimit të shkurtuar.

Ndërsa për Strakoshën ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj, që konvertohet në 1 vit burg.

Akuzat:

Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr  ME127/2024.

ME TE LEXUARAT