“Rekomandimet në rrjetet sociale: ‘Pini një gotë ujë të vakët’ – mit apo e vërtetë për shëndetin?

Soft

“Rekomandimet në rrjetet sociale: ‘Pini një gotë

Në rrjetet sociale po shpërndahen masivisht video të influencuesve që pinë një gotë ujë të ngrohtë (të vakët) para mëngjesit.

Kjo është trendi i ri i shëndetit që shumë e prezantojnë si vërtetë të dobishme: thuhet se ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës, redukton fryrjen, ka efekt laksativ dhe madje përmirëson pamjen e lëkurës dhe “çlirimin” e organizmit nga toksinat.

Është ajo që quhet “zbulimi i ujit të ngrohtë”, por që në fakt ka kohë që urtësia popullore në Itali e rekomandon si pjesë të dobishme të rutinës së mëngjesit, veçanërisht për efektin e saj laksativ.

Por sa është e vërtetë nga të gjitha këto pretendime?

“Për formimin e feçeve më të buta, sigurisht që është e dobishme të merren lëngje – shpjegon Elena Dogliotti, biologe nutricioniste dhe mbikëqyrëse shkencore për Fondacionin Veronesi – por efekti nuk ndodh menjëherë: ndihet në ditët pasuese. Është më shumë një pasojë e hidratimit më të mirë. Megjithatë, ka disa baza fiziologjike që lëngjet mund të kenë efekte (edhe pse të vogla) në traktin intestinal, si relaksimi i muskulaturës së lëmuar (stomaku, ezofagu) dhe stimulimi i lëvizjes peristaltike të zorrëve. Nuk vlen për të gjithë dhe nuk ndodh automatikisht, por temperatura e vakët (afërsisht si ajo e trupit) favorizon relaksimin e murit intestinal.”

Efekti më i dobishëm i një gote ujë të vakët është hidratimi: “Gjatë natës është periudha më e gjatë pa ushqim dhe ujë, por gjatë natës humbasim lëngje, prandaj pirja e ujit në mëngjes ndihmon në rivendosjen e balancës hidrikë. Bën mirë në verë sepse djersim më shumë, dhe në dimër sepse ndjenja e etjes është më e ulët,” vë në dukje Dogliotti.

Ekzistojnë gjithashtu prova se pirja e më shumë ujit mund të përmirësojë pamjen e lëkurës, duke reduktuar thatësinë, por kjo nuk varet nga fakti se uji është i vakët ose merret para mëngjesit, por nga hidratimi më i mirë që rezulton prej tij.

Sa i përket idesë se një gotë ujë në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës, “metabolizmi nuk aktivizohet nga temperatura e pijeve, por pirja e ujit me stomakun bosh zakonisht zgjeron stomakun dhe mund të zvogëlojë ndjesinë e uri. Jo vetëm në mëngjes, por zakonisht para çdo vakti,” sqaron eksperta.

Së fundmi, për pretendimet se uji i ngrohtë ka veti “detoksifikuese”, duhet të kujtojmë se organet e trupit që eliminojnë toksinat janë mëlçia dhe veshkat. “Uji sigurisht ndihmon, por e rëndësishme është të mbahet masa e duhur. Si e dimë sa të pimë? Ngjyra e hapur e urinës zakonisht tregon sasinë e duhur të ujit, por nëse është shpesh e tejdukshme, rrezikojmë të humbasim shumë minerale,” përfundon Dogliotti./Lajmi i Fundit

ME TE LEXUARAT