FSHF u ndalon hyrjen në stadium 16 tifozëve pas incidenteve të dhunës në Kategorinë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra pas dhunës së regjistruar në dy ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Elbasani (15 shkurt) dhe Tirana-Elbasani (8 mars).
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF vendosi përjashtimin e 16 tifozëve nga stadiumet e futbollit për një periudhë të pacaktuar, duke u bazuar në shkelje të Ligjit për Sportin dhe dokumentacionin e paraqitur nga policia vendore e Tiranës dhe Shkodrës.
Lista e tifozëve të ndaluar përfshin: Nga Tirana-Elbasani: Petros Alfred Ballabani, Sadi Eduart Notolli, Amar Agim Loci, Indrit Gëzim Skëndi, Klei Qani Mema, Fabio Ardian Elezi, Noel Sokol Klaiqi, Ilirian Kristo Meraj, Malvin Alban Sharra, Xhensi Kolë Gjinaj.
Nga Vllaznia-Elbasani: Serxhio Ardian Miloti, Kristo Halit Krraba, Juljan Qamil Pllumbi, Enaldo Përparim Selami, Elios Ermir Qosja, Denis Shkëlqim Deliu
Të gjithë stadiumet që administrohen nga anëtarët e FSHF janë të detyruar të garantojnë zbatimin e këtij vendimi, i cili gjithashtu i është përcjellë Policisë së Shtetit.
Vendimi vjen si përgjigje ndaj sjelljes së papranueshme të disa tifozëve, me qëllim sigurimin e rritjes së sigurisë në stadiume dhe parandalimin e incidenteve të mëtejshme gjatë ndeshjeve të Kategorisë Superiore.


