I akuzuar për dhunë në familje/ Gjykata merr vendimin për xhudistin Akil Gjakova

Sport

I akuzuar për dhunë në familje/ Gjykata merr vendimin për

Gjykata Themelore e Pejës e ka liruar xhudistin Akil Gjakova nga akuza për dhunë në familje. Akuza ndaj Gjakovës ishte ngritur me 14 dhjetor të viit 2024, kur u akuazua se kishte përdorur dhunë ndaj gruas së tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj., për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, nga neni 248, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate.

ME TE LEXUARAT