OpenAI gjeneron 4.3 miliardë dollarë në vitin 2025, rritje prej 16% krahasuar me vitin e kaluar
OpenAI ka gjeneruar rreth 4.3 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2025, që përfaqëson një rritje prej 16% krahasuar me të ardhurat totale të vitit të kaluar.
Sipas burimeve zyrtare, kompania ka shpenzuar rreth 2.5 miliardë dollarë për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe mirëmbajtjen e platformës ChatGPT.
Agjencia Reuters raportoi në muajin gusht se OpenAI është në fazat e hershme të diskutimeve për një shitje të aksioneve, e cila do t’u mundësonte punonjësve të tërhiqnin para.
Sipas raportit, kjo shitje mund ta vlerësonte kompaninë në rreth 500 miliardë dollarë.
Ndërkohë, kompania teknologjike Nvidia bëri të ditur javën e kaluar se do të investojë deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI dhe do të furnizojë kompaninë me çipa për qendrat e të dhënave.