Tirana në zemër të Europës, TIA mirëpret liderët e BE për Samitin Europian 2025

Trending

Tirana në zemër të Europës, TIA mirëpret liderët e

Tiranë, 16 maj 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj.

Tirana në zemër të Europës, TIA mirëpret liderët e
Mberritja e presidentit ukrainas Zelensky

TIA arriti të menaxhojë me efikasitet jo vetëm flukset e larta të vizitave zyrtare, por gjithashtu garantoi vijimësinë e plotë të trafikut ajror për fluturimet e rregullta, pa shkaktuar asnjë anulim apo vonesë të ndjeshme për pasagjerët.

Ky operacion i përmasave të mëdha u realizua sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe protokollit diplomatik, duke ofruar një përvojë pritjeje të denjë për nivelin e lartë të këtij eventi.

Tirana në zemër të Europës, TIA mirëpret liderët e
Mberritja e presidentit francez Macron

Suksesi i këtij menaxhimi është rezultat i përkushtimit të stafit të aeroportit, si dhe i investimeve strategjike të kryera nga Grupi Kastrati në modernizimin e infrastrukturës së TIA-s.

Delegacionet u pritën në pistën e rinovuar të aeroportit, me gjatësi 3 kilometra, e cila tashmë mundëson uljen dhe ngritjen e avionëve të të gjitha kapaciteteve, përfshirë avionët e mëdhenj ndërkontinentalë.

Paralelisht, janë drejt përfundimit edhe punimet për fasadën e re të aeroportit, që e pozicionojnë TIA-n ndër aeroportet më moderne dhe estetikisht të avancuara në rajon dhe më gjerë.

Tirana në zemër të Europës, TIA mirëpret liderët e

Ky organizim i shkëlqyer është dëshmi e gatishmërisë së TIA-s për të përballuar sfida të nivelit ndërkombëtar dhe e pozicionon Shqipërinë si një vend të besueshëm organizator për ngjarje të rëndësishme diplomatike e politike në axhendën europiane.

ME TE LEXUARAT