Samiti i Komunitetit Europian, ja kush janë 4 liderët që u larguan më herët nga Tirana!

Politikë

Samiti i Komunitetit Europian, ja kush janë 4 liderët që u

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai serb Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte janë katër liderët që janë larguar më herët nga Tirana, ku janë duke u zhvilluan punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.

Mësohet se katër liderët janë larguar në drejtim të aeroportit të Rinasit menjëherë pas drekës, që pasoi pjesën e parë të punimeve në shtëpinë e Europës.

Ndërkohë, nga Tirana liderët e Europës i përcollën njëzëri një mesazh të fortë Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë.

Në tryezën e samitit të Komunitetet Politik Europian, Rama kërkoi aleancë përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga Emmanuel Macron.

ME TE LEXUARAT