''Vulën'' e vendos Diaspora/ Mbyllen numërimi në Tiranë, ja kush janë deputetët nga lista e hapur drejt marrjes së mandatit!

Politikë

''Vulën'' e vendos Diaspora/ Mbyllen numërimi

Sipas KQZ është mbyllur numërimi i 1282 qendrave të votimit në Tiranë, për sa i përket votës preferenciale.

Do të jenë 7 emra nga PS dhe vetëm 1 nga PD që do të marrin mandat nga lista e hapur. Kujtojmë që ende nuk është numëruar vota preferenciale që vjen nga diaspora. Në Tiranë janë 42.384 zarfe të pahapura.

Mandati i PD do të ndahet mes Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmetit që deri më tani duket qartë diferenca me rreth 2400 vota nga e Tabakut.  Jorida Tabaku 19.025 vota, Ilir Alimehmeti 16.595.

I treti është Ilir Metaj me vetëm 7635 vota, rezultat ky shumë larg pritshmërive. Asllan Dogjani e Myslym Murrizi mbajnë vendin e 4 dhe 5.

10 më të votuarit nga PD

Jorida Tabaku 19.025

Ilir Alimehmeti 16.595

Ilir Metaj 7635

Asllan Dogjani 6690

Myslym Murrizi 6429

Loranca Hoxha 5244

Elton Rroshi 5233

Grigela Muçollari 4997

Et’hem Aga 4670

Arjan Hoxha 4650

Ndërkohë janë më lart vendit të 10 emra si Shpëtim Idrizi, Edit Harxhi, Adriana Kalaja, Dhurata Çupi, Edit Harxhi, Ilda Zhulali etj.  Nga krahu i PS do të hyjnë 7 emra, ku për shkak të kuotave gjinore mandatin mund ta rrezikojë Xhemal Qefalia.

10 emrat e parë me më shumë vota nga PS janë

Blendi Gonxhe 22.016

Erion Braçe 20.846

Ervin Hoxha 18.940

Fatmir Xhafaj 12.530

Orlando Rakipi 9552

Xhemal Qefalia 9423

Anila Denaj 8731

Toni Gogu 5997

Blerina Gjylameti 5751

Olta Xhaçka 5732

Jashtë kësaj liste mbeten Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Etjen Xhafaj, Arben Pëllumbi, Etilda Gjoni etj.

Rezultati në Tiranë u nda në 19 mandate për PS, 13 PD, 2 Mundësia, dhe nga 1 mandat Lapaj dhe Partia e Arlind Qorrit që të parin e listës kishte Redi Muçin. Ndërsa Lapaj rezulton si më i votuari në listën e “Shqipëria Bëhet”.

ME TE LEXUARAT