Nuk do të jetë më deputete, reagon Edona Bilali: Provën e kalova por...
Edona Bilali, ish-ministrja ndonëse mori besimin e mbi 9000 qytetarëve nuk do të jetë pjesë e legjislacionit të ri.
E lidhur me këtë rezultat së fundmi Bilali ka “thyer heshtjen” duke falënderua të gjithë ata që e votuan, të cilët përmes votës së tyre dëshmuan besimin që kanë te ajo.
Reagimi i plotë:
TaneBashke për Shkodrën! Ky ka qenë lajtmotivi i rrugëtimit tim në politikë që ditën e parë. Këto zgjedhje ishin prova e radhës. Më shumë se 9000 vota ????️ janë konfirmim që puna në skuadër dhe marrëdhënia me qytetarët është pararojë e rezultatit. Lexoj me shumë mirënjohje e përulem faktit që një në katër votues më ka votëbesuar.
Jam e keqardhur që Shkodra nuk i “bashkohet festës” së fitores masive të Partisë Socialiste në Shqipëri por dy fitore dua t’i rendis:
- Proces i qetë. Është fushata e katërt që Shkodra është modeli i qytetarisë. Alibia “zgjedhjet u vodhën, triumfoi krimi” delegjitimohet në Shkodër.
- Rritja e mbështetjes socialiste. Partia Socialiste u rrit në vota dhe mori një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ky rezultat është inkurajues dhe meritë e të gjithë palëve.
Në aspektin personal nuk jam e keqardhur sa kohë rezultati është vullneti i qytetarëve. Kam një përqafim shumë të madh për kushdo u mërzit për mosarritjen e objektivit, por jam besimplotë që kur qëllimi është i mirë rruga gjendet gjithmonë. Faleminderit çdo votuesi që mori pjesë në procesin e zgjedhjeve të 11 Majit, çdo komisioneri, vëzhguesi e numëruesi të të gjitha forcave politike që qëndruan për ditë të tëra në tryezat e numërimit të votave!
Jam e bindur se Shkodra dhe Shqipëria Europiane janë në rrugën e duhur për zhvillimin e tyre, të cilat si gjithmonë do t’i ndërtojmë #tanebashke.