Ndodh dhe kjo! Deputeti ngjitet në çatinë e parlamentit, shpëtohet në momentin e fundit!

Bota

Ndodh dhe kjo! Deputeti ngjitet në çatinë e parlamentit,

Andrej Hoivik, përfaqësues i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) opozitare, është ngjitur sot në kulmin e ndërtesës së parlamentit slloven në Lubjanë.

Ai ka kërcënuar se do të hidhej nga çatia, shkruajnë mediat e huaja. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ambulanca.Zjarrfikësit ngritën një shkallë dhe Hoivik pranoi të zbriste dhe më pas iu dorëzua personelit mjekësor.

Hoivik tha se “nuk akuzon askënd, madje as kryeministrin Robert Golob”, por beson se “ajo që po bëjnë në këtë vend nuk është e drejtë”.

Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, ndërsa ngjarja po trajtohet si ndihmë emergjente për një person në krizë psikologjike. Motivi i incidentit nuk dihet zyrtarisht, por burimet thonë se Hoivik kishte shfaqur shenja rraskapitjeje emocionale javët e fundit.

Ndryshe, Partia Demokratike Sllovene në rrjete sociale tha se sprovat e jetës ndonjëherë janë shumë të vështira dhe kërkojnë mirëkuptim.

ME TE LEXUARAT