Aksioni në Veri/ BE kritikon Albin Kurtin: Veprimet po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës!
Bashkimi Europian ka reaguar sot fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare, duke e cilësuar si “qeveri në largim” Albin Kurtin dhe si “minues të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”.
Në një komunikatë zyrtare të lëshuar sot (16 maj), BE shprehet e shqetësuar në lidhje me aksionet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave ilegale. Aksioni i fundit është zhvilluar ditën e djeshme në Mitrovicën e Veriut.
BE i cilëson “veperime të tilla si përshkallëzue të tensioneve” dhe “është e shqetësuar për pasojat e tyre”. Deklarata e BE vjen në ditën kur Vjosa Osmani u shpreh në Tiranë se “BE ka qëndrime të pabalancuara midis Serbisë dhe Kosovës” dhe kërkoi heqjen e sanksioneve që erdhën pikërisht për shkak të këtyrë veprimeve të Kurtit në Veri.
Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe. Mes të tjerash BE u bën apel palëve që “të veprojnë për normalizimin e marrëdhëniëve në procesin e dialogut dhe Kosovës që të implementojë asocacionin e komunave serbe”.