Batuta mes homologëve! Rama: Ne jemi shumë socialistë! Frederiksen: Jo, unë jam socialdemokrate...!

Politikë

Batuta mes homologëve! Rama: Ne jemi shumë socialistë!

Një moment pikant nga konferenca mes kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, (lideri i vendit që do presë Samitin e ardhshëm dhe vendi që e priti), ndodhi teksa kryesocialisti po i përgjigjej pyetjes mbi zgjedhjet e 11 majit dhe integrimin e Shqipërisë.

Ai gjeti një hapësirë mendimi për të bërë batutën e radhës, duke shtuar mes fjalës se “ne jemi shumë socialistë”, duke nënkuptuar edhe homologen daneze.Zyrtarja e lartë e priti me një pauzë dhe buzëqeshje duke vështruar Ramën, para se të përgjigjej, duke i thënë se “unë nuk jam socialiste, jam socialdemokrate”.

Dialogu mes dy kryeministrave:

Rama- ...Ne nuk duhet ta humbasim vështrimin nga Europa. Ky është mendimi im, por nuk ka shumë kontraditë këtu. Por edhe siç e tha Mette ne jemi shumë socialistë.

A nuk jemi socialistët më të mirë përveçse fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi im.

Frederiksen- Unë nuk jam socialiste, por gjithsesi...Rama- Pse nuk je socialiste...?

Frederiksen- Jo, unë jam socialdemokrate, por çfarë do të thotë kjo?!Rama- (pas një pauze)... Ja e shihni!

ME TE LEXUARAT