E PAPRITUR/ "Surpriza" e Ramës shkrin së qeshuri liderët europianë, i përshëndet me inteligjencë artificiale (VIDEO)
Para se në ulen në tryezën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama i ftoi liderët europianë drejt sallën së Teatrit Kombëtare të Operas dhe Baletit.
Trupa e baletit dhe Ansamblit Popullor dhuroi një shfaqjen për liderët me kërcime e këngë tradicionale shqiptare.
Pas kësaj, në ekran u shfaq një video e bërë me Inteligjencë Artificiale, ku të gjithë udhëheqësit shfaqen si fëmijë dhe përshëndesin në gjuhën e vendit që drejtojnë “mirë se erdhët në Shqipëri”.
Kjo video shkaktoi të qeshura mes liderëve, që u habitën nga surpriza e Ramës.
Ky gjest kreativ mund të vlerësohet si një mënyrë origjinale për të përcjellë mesazhin e bashkimit, fëmijërisë dhe së ardhmes së përbashkët europiane.