“Zgjedhjet ishin farsë”, Berisha nga Brukseli: Qeveria përdori fondet publike për të blerë vota

Politikë

“Zgjedhjet ishin farsë”, Berisha nga Brukseli: Qeveria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga IDU Summit në Bruksel, ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku u shpreh se ‘qeveria përdori fondet publike për të blerë vota’.

Sipas Berishës, ‘zgjedhjet ishin një farsë’, ndërsa bëri thirrje që ‘nëse nuk kthehet vota e lirë, vendi ynë do të zhduket’.

Ndër të tjera kryedemokrati doli për mbylljen e platformës TikTok, bonusin e pensionistëve dhe faljene gjobave për 10 vitet e fundit.

“Qeveria përdori fondet publike për të blerë votat. Ata paguan pensionistët 100 euro si një dhuratë, në mes të fushatës. Dy ditë para zgjedhjeve Rama bëri amnisti për gjobat e 10 viteve të fundit, që janë rreth 200 milionë euro. Punonjësit e administratës u përdorën si patronazhistë, u detyruan të sjellin 10 vota secili. Ata u vendosën afër qendrave të votimit të kontrollonin votuesit.

Në një narko-shtet, kryeministri vendosi të përdor licencat e kanabisit për vota.

Ai financoi 7 milonë euro për Giro D’Italia dy ditë para zgjedhjeve. Ai bllokoi Tik-Tok pas liderëve të Kabulit dhe Teheranit, për të mos u kritikuar. Ai përdori prokurimet publike për të blerë vota dhe influencë. Të gjitha këto u reflektuan nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Ata bënë një raport shumë serioz.

Zgjedhjet ishin një farsë, nëse nuk kthejmë votën e lirë, vendi jonë do të zhduket. Ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Shpresoj në mbështetjen e qeverive të vendeve tuaja”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT