I riu niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici
Lajmifundit
/
16 Maj 2025, 11:47
Aktualitet
Një i ri nga Korça është larguar drejt Gjermanisë tre ditë më parë, më 13 Maj, por ka humbur kontaktet me familjen e tij në Shqipëri.
Nisur nga kjo situatë, e motra e tij ka bërë kallëzim në Policinë e Korçës, ku kërkon ndihmë për gjetjen e të vëllait.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja D. N., 36 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 13.05.2025, është larguar në Gjermani, vëllai i saj, shtetasi I. X., 27 vjeç, banues në Korçë dhe se ka humbur kontaktet me të.” – njoftojnë blutë e qytetit juglindor.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij.