Sherri në qendrën e numërimit, arrestohet vëzhguesi që dhunoi sekretarin e KZAZ 30
Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili dyshohet i Partisë Socialiste, që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30 me grushte e shqelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.
Në pranga ka rënë 26 vjeçari me iniciale R. N., ndërsa është shpallur në kërkim 40 vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;