E FUNDIT/ Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në Tiranë, ndryshon sërish renditja, kush mbetet jashtë?
Vijon të jetë ende një garë e fortë në listat e hapura të kandidatëve në radhët e socialistëve në qarkun e Tiranës.
Teksa kanë mbetur shumë pak kuti për të numëruar dhe rreth 5000 zarfe nga diaspora, renditja vijon të ndryshojë në një përballje deri në votën e fundit.
Lista e hapur në qarkun e Tiranës që futi 7 deputetë përveç 12 të sigurtëve kryesohet nga Blendi Gonxhja me mbi 21 mijë vota, i ndjekur nga Erion Braçe me mbi 20 mijë dhe Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.
Tre vendet e fundit për parlamentin e ri, janë ato që kanë dhe përballjen më të fortë, kështu, Ornaldo Rakipi ka lënë pas Xhemal Qefalinë për një grusht votash deri në këto momente, teksa ky i fundit ka më shumë se Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti, të cilat nëse rezultati do të jetë i tillë do të jenë në parlament për shkak të kuotës gjinore.
Në garë është dhe Olta Xhaçka, e cila mund t’i rrëmbejë vendin Gjylametit, nëse e tejkalon me preferencat e votës së kryeqytetasve.