“Jeni të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve", Rama në tryezën me 47 liderët: Janë duke u kërcënuar themelet tuaja

Politikë

“Jeni të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve", Rama

Kryeministri dhe mikëpritësi i këtij Samiti të Komunitetit Politik Europian, Edi Rama ka mbajtur fjalën në tryezën ku dhe janë ulur liderët e 47 vendeve dhe organizatave europiane.

Kreu i qeverisë theksoi para tyre rëndësinë që ka për vendin tonë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sjellë në atë tavolinë më tej edhe zgjedhjet e 11 Majit ku në fokus të programit të Partisë Socialiste ishte bërja pjesë e Shqipërisë në familje ne madhe europiane.

“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën. Jo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës, ëndërrojnë për të ardhmen.

Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes. Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si listë politikash, por përkatësi, dhe si fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar në Evropë, identitet, përkatësi dhe që fitoi më shumë se 52% të votave.", u shpreh Rama.

Ndërkohë që më tej vijoi duke thënë se Europa është duke u përballur me forca që po kërcëojnë themelet e saj.

“Evropa është mbledhur këtu sot. Ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës, në vend të kambanave të paqes dëgjojmë kambanat e luftës. Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës. Besoj se nuk ka moment më të mirë se sa ty për të na kujtuar se nuk duhet të harrojmë Evropën e ilumizmit, të përpjekjes për një paqe jo vetëm mes vetes por edhe me armiqtë tanë.

Tregtia e lirë është thelbësore për mendje të lira. Ishte aj Evropë që na ,mësoi se në mes të konflikteve më të tmerrshëm duhet të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë, në të kundër kur armiqësitë degjenerojnë në luftë shfarosje e gjithë drejtësia shkatërrohet dhe paqja e përhershëm bëhet varreza e njerëzimit. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, bombave, shkatërrimit dhe rrënimit. Ka ndodhur gjatë jetës sonë, jo në ndonjë dokumentar. E kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrent. Europotimisi më i madh mes të gjithëve ne jeton në Tiranë dhe Podgoricë ku besimi në BE i ka rrënjët thellë”, tha Rama

ME TE LEXUARAT