Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Maliq, nëna e autorit rrëfen motivin e krimit!

Aktualitet

Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Maliq, nëna e autorit

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç u konfliktuan në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në fshatin Sheqeras ku një 14-vjeçar (E.Plaka) ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar (A.Prrenjasi), i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Të miturit janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit. Sipas informacioneve, 14-vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.

Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit. I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e News24 ka biseduar me nënën e autorit të plagosjes, e cila ka deklaruar se nuk e dinte që djali do të kryente këtë veprim:

“Nuk e dija se isha në shpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë, por për djalin nuk e di se si është tani. Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin.

Ai ka folur me familjen, por prapë janë zënë sot. Familja na ka thënë nuk do keni asnjë grindje, mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime, por prapë u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë. Rreth orës 2 do ketë qenë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shtëpia, thjesht kur më thanë që është zënë me thika.

Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka patur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq” – u shpreh Çelnike Plaka, nëna e autorit që kreun plagosjen në Maliq.

ME TE LEXUARAT