Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës

Politikë

Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi

Kandidati i PS në zgjedhjet e 11 majit, Endrit Braimllri ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të ri nën siglën e PS.

Megjithatë, nuk ka harruar pa thumbuar edhe ish-familjen e tij politike, Partinë e Lirisë dhe gjithçka që ndodhi gjatë fushatës elektorale.

“Kjo fushatë nuk ishte e lehtë! Përveç sfidave që sjell çdo garë politike, unë dhe familja ime u përballëm me përpjekje të qëllimshme, për të dëmtuar emrin dhe figurën time, nga ish-kolegë me të cilët dikur kemi ndarë të njëjtin qëllim.

Megjithatë unë zgjodha të mos ndalem dhe të mos dorëzohem! Besimi juaj më dha forcën për të qëndruar i drejtë, i qetë dhe i vendosur”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Pafund falënderime për 1900 zemra që rrahën për rrugën europiane të vendit, duke votuar Partinë Socialiste!

Në përfundim të procesit të numërimit dua të ndaj me ju mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj të sinqertë dhe të palëkundur gjatë këtij rrugëtimi të ri me Partinë Socialiste. Kjo fushatë nuk ishte e lehtë!

Përveç sfidave që sjell çdo garë politike, unë dhe familja ime u përballëm me përpjekje të qëllimshme, për të dëmtuar emrin dhe figurën time, nga ish-kolegë me të cilët dikur kemi ndarë të njëjtin qëllim.

Megjithatë unë zgjodha të mos ndalem dhe të mos dorëzohem! Besimi juaj më dha forcën për të qëndruar i drejtë, i qetë dhe i vendosur.

Gjatë kësaj periudhe kam parë e ndjerë mbështetjen tuaj në çdo hap, në çdo takim, në çdo përshëndetje, në çdo fjalë kuraje.

Ne treguam që politika nuk është interes personal, por është besim, dinjitet dhe mbi të gjitha shërbim ndaj qytetarëve. Unë dhe familja ime ju falënderojmë nga zemra për çdo hap që kemi bërë bashkë!

Ky nuk është fundi i një beteje, por fillimi i një angazhimi të pandalshëm për një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më të mirë për të gjithë.

Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e baltës dhe kënetës. Pozitiviteti dhe rruga e shërbimit ndaj qytetarëve fitoi përballë gjuhës së urrejtjes dhe përbaltjes ndaj tjetrit! FALEMINDERIT!

 

ME TE LEXUARAT