Tensione në sallë gjatë kutisë së fundit, PD mban mandatin në Lezhë me 73 vota tepër PS
Gjate numerimit te kutise se fundit për qarkun e Lezhës, nga votat e Diasporës, salla është përfshirë nga tensionet.
Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj me 73 vota diferencë në qarkun e Lezhës. Megjithëse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, socialistët nuk arrijnë dot t’i marrin mandatin.
Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve.
Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët.
Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS ngushton diferencën me 341 vota!
Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.
Nga numërimi i 11619 zarfeve nga 11841 që janë në total, PS-ja është përpara me 1557 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë, në avantazh ishte PD me 1898 vota.
Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.
Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.
Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku.